Kandidatët e PDK-së për deputetë marrin mbështetje në Baks dhe Qirez

20 shtator 2019 | 20:46

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rafet Rama, së bashku me disa nga kandidatët për deputetë të kësaj partie nga Skenderaj kanë takuar banorët e Baksit dhe Qirezit.

Rama në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar kanë marrë mbështetje nga banorët e këtyre dy fshatrave.

“Kjo pritje madhështore që na u bë sot në fshatin Baks dhe Qirez të Skenderajt, konfirmon edhe njëherë që Partia Demokratike e Kosovës është e para. I falenderoj banorët e këtyre dy fshatrave për besimin që kanë për PDK-në dhe Kryetarin Kadri Veseli. Më 6 tetor, së bashku fillojmë Dekadën e Re”, ka shkruar Rama.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Merita…