Kandidatët e PDK-së nga Kaçaniku, Azem Guri dhe Kosovare Murseli, do të jenë përfaqësues të denjë në Kuvendin e Kosovës
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Kaçanik, e vetmja degë fituese e PDK-së në të gjitha garat në nivelin lokal dhe qendror, nga zgjedhjet e para deri sot, për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, ka dy kandidatë. Azem Gurin i cili garon me numrin 74 dhe Kosovare Murselin me numër 56.
Këto fitore, të pandërprera nga viti 2000 e deri sot, reflektojnë edhe mburrjen tonë, si bastion i pathyeshëm i PDK-së, do të rikonfirmojë edhe fitoren në zgjedhjet qendrore.
Fitorja jonë më 9 Shkurt, do të vulosë çdo dilemë rreth punës tonë në organizimin partiak, punën në terren, përkushtimin për mbrojtjen e interesit qytetar dhe misionit të subjektit politik i cili doli nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Me krenari, para qytetarëve të komunës së Kaçanikut, do ta kërkojmë votën për kandidatët e komunës tonë, pa anashkaluar kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, liderin e partisë, Memli Krasniqi.
Pa asnjë modesti, do të kërkojmë votën për PDK-në dhe kandidatët tanë, sepse për qytetarët dhe Republikën e Kosovës ne punojmë më shumë se çdo subjekt tjetër politik, kemi vizion të qartë rreth të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes tonë.
Jemi të bindur se qytetarët e Komunës së Kaçanikut, janë gati të bëjnë detyrën e vet si deri më sot, duke votuar PDK-në dhe kandidatët e saj, të bindur se po votojnë për një Kosovë më të mirë.
Këto zgjedhje, do të jenë me rëndësi për neve por edhe për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, për Hashimin, Kadriun, Jakupin dhe të tjerët, sepse, ata kanë nevojë për ndihmën e pakursyer të shtetit për të cilin dhanë kontribut të pazëvendësueshëm.
Lista zgjedhore e PDK-së, përmban dy emra të kandidatëve nga komuna e Kaçanikut, për të cilët konsiderojmë se përfaqësojnë të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen e Komunës tonë, PDK-së dhe Republikën e Kosovës.
Kandidatët nga komuna e Kaçanikut për Kuvendin e Republikës së Kosovës, janë:
Kosovare Murseli Nr.56
Azem Guri Nr.74
Bedri Hamza Kryeminister Nr.1
Kosova #mundetmamirë!