
Kandidatët më të votuar të PDK-së në Skenderaj deri më tash, me 50% të votave të numëruara
16 shkurt 2025
| 12:26
Sala Jashari, Jakup Nura e Përparim Gruda po kryesojnë me më së shumti vota në Skenderaj (deri më tash me 50% të votave të numëruara) nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë.
Portale lokale nga Skenderaj publikuan evidencat e numërimeve, ku tre të mësipërimtit, përveç Bedri Hamzës si bartës liste, po kryesojnë në vota karshi kandidatëve të tjerë në Skenderaj.