Kandidatët për deputet Xhavit Haliti e Bekim Haxhiu u mirëpritën në Gjakovë nga kryetari, Hajdar Beqa
09 janar 2025
| 18:14
Kandidatët për deputet nga PDK-ja, Xhavit Haliti dhe Bekim Haxhiu kanë vizituar degën e PDK-së në Gjakovë. Ata janë mirëpritur nga kryetari i kësaj dege, Hajdar Beqa me bashkëpunëtor ku kanë diskutuar për zhvillimin e Kosovës me Bedri Hamzën kryeministër. Kështu ka bëtë të ditur Beqa përmes llogarisë së vet në Facebook.
“PDK Dega e Gjakovës sot u vizitua nga deputetët Xhavit Haliti dhe Bekim Haxhiu, ku u diskutua për zhvillimin e Kosovës me Bedri Hamzën kryeministër.”, ka shkruar Beqa në njoftimin e tij.
Kryetari Beqa në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt, garon me numrin 31 në listën zgjedhore të PDK-së.
#PDK131
#BedriHamza1
#HajdarBeqa31