Kandidatët për deputetë të PDK-së thonë se pas 6 tetorit Veseli do të jetë kryeministër

12 shtator 2019 | 22:37

Kandidatët për deputetë të PDK-së Dhurata Hoxha, Uran Ismajli, Abelard Tahiri dhe Merita Makolli kanë mbajtur takim me simpatizantët dhe anëtarët e PDK-së, në nëndegën e lagjes “Nazim Gafurri”.

Dhurata Hoxha ka bërë me dije se kanë bashkëbiseduar rreth organizimit të degës së Prishtinës dhe gjithëpërfshirjen, në veçanti të rinjtë dhe gratë.

“Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit, vetingu në drejtësi e polici, janë tri çështjet e para pas 6 tetorit të kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veselit. Të rinjtë dhe gratë, duhet ta përfqaësojnë interesin e vet, duke u bërë pjesë e procesit”, ka thënë Hoxha.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka…