Kandidatët për kryetar në Podujevë do të renditen sipas shortit të tërhequr më 2 mars

27 tetor 2020 | 11:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për certifikimin e tre kandidatëve për kryetar në Komunën e Podujevës, të cilët do të renditen sipas shortit të tërhequr më dy mars të këtij viti, raporton “Epoka e re”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me kandidat për kryetar, Naim Fetahun do të ketë numrin 10, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me kandidat Nexhmi Rudarin do të ketë numrin 11, dhe kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje (LV), Shpejtim Bulliqi do të ketë numrin 12.

“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, më 20 shkurt 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për certifikimin e tre kandidatëve si dhe më 2 mars është tërhequr shorti për renditjen e tyre në fletëvotim: 10. Naim Fetahu – Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 11. Nexhmi Rudari – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 12. Shpejtim Bulliqi – Lëvizja Vetëvendosje (LV)”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka kujtuar Ukë Bytyqin, në…