Kandidati Edmond Hoxha merr përkrahje nga banorët e lagjes Ortakoll në Prizren

20 janar 2025 | 23:08

Kandidati për deputet i AAK-së me numër 98, Edmond Hoxha, ka marrë pjesë në takimin me banorët e lagjes Ortakoll.

Në këtë takim u shpalos programi i koalicioni AAK-Nisma.

“Sonte patëm kënaqësinë të takojmë banorët e lagjes Ortakoll për të shpalosur programin tonë zgjedhor dhe për të ofruar vizionin e kryeministrit Ramush Haradinaj”, ka theksuar Hoxha.

Në këtë takim u diskutua mbi prioritetet dhe angazhimet e koalicionit AAK-Nisma për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

“Kërkuam mbështetjen tuaj për jetësimin e platformës sonë politike, e cila ka në fokus interesin e çdo qytetari”, ka deklaruar Hoxha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-NISMA, Endrit Shala, ka zhvilluar…