Kandidati i AAK-së, Engjell Koliqi thotë se synon të kontribuojë për arsimin, kulturën e diasporën
Kandidati për deputet i AAK-së, Engjell Koliqi, ka treguar fushat se ky synon të kontribuojë, duke shtuar se dashuria për vendin e ka shtyrë t’i hyjë garës.
“Arsyeja pse kam kandiduar për deputet është dashuria e madhe për Dardaninë, që po e quajnë Kosovë. Kam menduar që mund të kontribuoj shumë në këto çështje; përveç zhvillimit ekonomik të Kosovës, propozimet e mia më së shumti do të përkujdesen për arsimin, për kulturën dhe në theks të veçantë për diasporën dhe hallet e saj”.
Koliqi tha se do të jetë deputet i të gjithëve.
Ai tha se në këto zgjedhje ka përkrahjen e tri familjeve më emblematike të Kosovës: Familjes Haradinaj, familjes Jashari në Prekaz, si dhe të familjes Ramadani në Zhegër.
“U bëj thirrje të votojnë Aleancën me numër 137 dhe mua me numër 103”.