Kandidati i AAK-së për deputet, Ahmetaj, një ndër fokuset e tij ka mirëqenien e rinisë

13 tetor 2024 | 21:50

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Ramush Ahmetaj, ka takuar sot disa të rinj të Pejës dhe të Deçanit.

Ai gjatë këtij takimi ka shpalosur programin për rininë dhe objektivat në realizimin e tij si deputet i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës.

Ahmetaj përmes një postimi në “Facebook” i ka bërë thirrje rinisë që të votojnë për AAK-në dhe atë si kandidat për deputet.

“Votoni për fitoren tuaj! Bashkëbisedim me të rinjtë nga Peja dhe Deçani, shpalosje e programit tim për rininë e AAK-së gjatë mandatit tim për deputet. Rinia kosovare përkrah Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në kërkim të fitores, për jetë më të mirë, për pavarësi ekonomike dhe sociale, kësaj radhe ju jeni ata që vendosni për fatin tonë dhe të Kosovës”, ka shkruar Ametaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve në mes…