Kandidati i AAK-së për deputet, Ahmetaj, viziton familjen atdhetare Reka në Bërnicë e Epërme
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka vizituar sot familjen Reka në Bërnicë e Epërme, njëra nga familjet më të martirizuara në Komunën e Prishtinës, në luftën e fundit gjenocidiale në Kosovë.
Ahmetaj nga kjo familje mori përkrahjen për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
15 tetor, Prishtinë
Bërnicë e Epërme
Një vizitë mbreslënëse në Familjen e Madhe Reka, njëra nga Familjet më të martirizuara në Komunën e Prishtinës, në luftën e fundit gjenocidiale në Kosovë.
I Zoti i shtëpisë, z. Ejup Reka, veprimtar i devotshëm dhe shumë i hershëm i çështjes kombëtare, mua dhe ekipën time, përkatësisht bashkëveprimtarëve të mi, na priti dhe na përcolli me një respekt të veçantë, ashtu siç dijnë njerëzit tanë bujar e mikpritsa, për çka e falënderojmë nga zemra.
Njëherit e falënderoj edhe për bashkëpunimin e sinqertë, në përkrahje të plotë e pa rezervë të kandidaturës time për deputet të AAK-së, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025!