Kandidati i AAK-së për deputet: Ka ardhur koha për gjeneratën e re

05 shkurt 2021 | 14:53

Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Hajdar Sutaj në një takim më të rinjtë e Aleancës ka thënë se me gjithë potencialin e tij ai i ka qëndruar afër të rinjve.

Ai ka kërkuar përkrahjen e të rinjve të AAK-së në zgjedhjet paralajmëtare të 14 shkurtit për të qenë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

“Zgjedhjet janë zgjidhje, janë përcaktim i elektoratit për perspektivën e brezit të ri dhe qytetarëve në përgjithësi, për më shumë mirëqenie dhe kjo varet nga vota juaj. Unë, gjithë jetën jam angazhuar, ju kam qëndruar afër, me aq sa kam mundur, me gjithë potencialin dhe energjinë time. Pa reshtur kam qenë me ju, njëri nga ju.  Kemi qenë bashkë, në angazhime të përbashkëta ekipore për çdo ditë, për shumë vite, edhe tani e tutje, vazhdojmë me punë të pandalshme si gjithmonë. Tani ndiej përgjegjësi, nderë dhe privilegj, nëse më jepni besimin dhe mundësinë, të ju përfaqësoj në vendimmarrje, siç është organi më i lartë vendimmarrës dhe përfaqësues, Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Sutaj.

Kandidati për deputet me numër 44 në listën e AAK-së, Hajdar Sutaj ka shtuar: “Jam i gatshëm; Kam vullnet; Kam energji. Do të jem me ju dhe për ju në çdo situatë!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), Herbert…