Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj fton qytetarët në hapjen e fushatës zgjedhore më 12 janar në Prishtinë.
09 janar 2025
| 19:22
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin e madh zgjedhor që do të mbahet këtë të diel, më 12 janar, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30.
Haradinaj shprehu entuziazmin për këtë ngjarje të rëndësishme dhe ftoi të gjithë qytetarët të bashkohen për të mbështetur vizionin e tij për një Kosovë fituese. Ai bëri thirrje për angazhim dhe mbështetje në kuadër të fushatës #PërKosovënFituese.