Kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës premton investime në fshatra (video)

29 shtator 2021 | 13:02

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Malishevës, Kastriot Berisha, po vazhdon fushatën zgjedhore nëpër fshatra të kësaj komune, ku po merr përkrahje për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Berisha deri më tani në takim me qytetarët e Malishevës ka shpalosur planin e tij qeverisës për ekonomi, arsim, shëndetësi, kulturë dhe sport.

“Falënderoj qytetarët e Malishevës që hapur e shprehin besimin për mua dhe ndryshimit që po vjen për Malishevën që duam”, ka thënë Berisha.

Ai thotë se investimi në fshatra do të jetë ndër prioritetet e tij. “Sepse fshatrat janë lënë pas dore si pasojë e keqpërdorimeve të pushtetit që e pati Nisma”, është shprehur ai gjatë takimeve me qytetarët.

Berisha ka thënë se do të angazhohet për investime të mëdha në Malishevë me ardhjen e tij në krye të komunës së Malishevës.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka do të jetë jashtë fushës për tre…