Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku me bashkëpartiak viziton fshatin Caravik të Klinës

04 janar 2025 | 20:22

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vazhduar vizitat e tij edhe në fshatin Caravik të Klinës.

Ai ka thënë se atje është pritur nga familja Krasniqi dhe dhjetëra qytetarë të këtij fshati.

“Entuziazmi i tyre, ishte shtytje e madhe për ne! Mbështetja popullore ndërsa, që po na vjen në çdo anë, nga ata që qëndruan me ne e nga ata që po i kthehen shtëpisë së madhe – shtëpisë së tyre – është shenjë e fitores së re”, ka shkruar Abdixhiku.

“Momentumi i jashtëzakonshëm politik i Lidhjes, na rikthen mes qytetarëve tanë, aty ku nisin ndryshimet e mëdha! Dhe ndryshimi po vjen tashmë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Sylejman Berisha i…