Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut thotë se është i hapur për koalicione
Kandidat i LDK-së, Ilir Ferati për kryetar të Istogut, tha se janë të hapur për bashkëpunime me partitë e tjera.
Ferati në emisionin ‘dPt te Fidani’ tha se kanë pasur diskutime shoqërore me disa parti, por ende nuk kanë kaluar në vijën zyrtare.
“Jemi të hapur për bashkëpuniim të gjithë ata që e kanë për focus interesin qytetar. Realisht ka diskutime shoqërore por jo zyrtare. Po presim ditët në vijim. Parimi jonë është interesi i qytetarëve, parimi i dytë do të jetë me forcën që ua ka jep popullit me votë”, tha Ferati.
Kur u pyet se me cilën parti e preferon më shumë koalicionin, Ferati nuk u përgjigj me një emër të caktuar, mirëpo thotë se ajo çfarë u intereson është interesi i qytetarëve.
“Nuk kisha dasht me tingëllu preferencial, pavarësisht se cila është partia politike, interesi qytetar na intereson”.
Kujtojmë se në komunën e Istogut kanë shkuar në balotazh kandidati i AAK-së, Bekë Berisha dhe kandidati i LDK-së, Iliri Ferati.