Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës fton për kafe në veri Bahtirin dhe Hamzën
21 shtator 2021
| 12:13
Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka ftuar për kafe kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Bedri Hamza dhe kandidatin e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri.
Ai i ka ftuar ata që të pinë kafe në veri, tek kafeneja e Izet Boletinit.
“Ju bëj ftesë publike për kafe, që do ta pimë bashkë nesër në orën 9:00, në veri të Mitrovicës, tek kafeneja e Izet Boletinit. Pjesë e takimit do të jetë edhe Iniciativa Qytetare, pjesë e së cilës janë përfaqësuesit të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë”, ka shkruar Agolli në llogarinë e vet në “Facebook”.