Kandidati i LDK-së për Prishtinën, pas vërshimeve në Prishtinë: Situatat si kjo në të ardhmen do t’i përballojmë më lehtë

19 korrik 2021 | 01:36

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së Përparim Rama ka bërë të ditur se është duke analizuar të gjitha mundësitë se si të evitohen dëmet e shkaktuara nga reshjet në kryeqytet.

Rama është shprehur i bindur se në të ardhmen, duke aluduar në fitoren e tij në zgjedhjet e tetorit, situata të tilla do të përballohen më lehtë.

“Po e ndjek me vëmendje këtë situatë dhe po analizoj të gjitha mundësitë se si të evitojmë në masë sa më të madhe dëmet nga të reshurat dhe moti i lig. Jam i bindur që situata si kjo, me ekspertizë, punë e angazhim në të ardhmen do t’i përballojmë shumë më lehtë. Jam me secilën familje dhe secilin biznes që ka pësuar nga moti i lig i ditëve të fundit”, ka shkruar Rama në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky udhëtim nis ndryshe. Gjithëpërfshirës në gjendje dhe po aq…