Kandidati i LV-së për Drenasin takon Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet e 17 tetorit
Fejzi Kiqina, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Skenderajt, është takuar me liderin e partisë së tij Albin Kurti.
Kiqina përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se nga Kurti mori mbështetje për të parin e Drenasit.
“Me kryeministrin jemi takuar edhe më parë. Si çdoherë modest, i hapur, konstruktiv e plot energji për sfidat e së ardhmes. Përtej diskutimeve të përgjithshme, temë kryesore e takimit tonë ishte Komuna e Drenasit, më konkretisht bashkëpunimi Qeveri-Komunë në katër vitet e ardhshme”.
“Përveç zotimit për ta përkrahur Komunën e Drenasit, nga kryeministri i Republikës së Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje!, z. Albin Kurti, mora mbështetje të fuqishme në garën për të parin e Komunës, gjithnjë në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve. Na priftë e mbara për Drenasin tonë!”, ka shkruar Kiqina.