Kandidati i LV-së për Gjilan, qytetarëve: Votoni për të ardhmen

14 nëntor 2021 | 11:05

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale, ku në balotazh përballet me kandidatin e LDK-së, Lufti Hazirin.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Të votosh, është shprehja e përkushtimit ndaj vetvetes, njëri-tjetrit e komunës. Vota është e drejta jote, është fuqia jote. Ti je përcaktues i ndryshimit, në kutinë e votimit, ku ndërtohet e ardhmja jonë e përbashkët. Dil voto”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka hedhur sot votën e tij për…