Kandidati i LV-së për Rahovecin: Preferojmë të bëjmë koalicion me LDK-në

22 tetor 2021 | 08:33

Visar Korenica, kandidat për kryetar të Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili në balotazh ka shkuar me kandidatin e AAK-së, Smajl Latifi, tha se programi i tyre ka rritur mbështetjen e LV-së në Rahovec.

“Nëse krahasojmë votat e vitit 2017 me ato të këtij viti, kemi rritje të përkrahësve të LV-së. Qytetarët po e vlerësojnë programin tonë, duan ndryshim në qytet”, tha Korenica në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Shumica janë kundër pushtetit dhe për ndryshim. Rritja e LV-së po tregon që kemi shtim të elektoratit, të cilët vijnë të zhgënjyer nga pushteti i partive tjera”.

I pyetur se a do të bëjë koalicion me ndonjë parti para balotazhit, Korenica i ftoi të gjitha partitë që t’i bashkohen për të rrëzuar kandidatin e AAK-së.

“Preferojmë që të shkojmë në koalicion me LDK-në, por nuk përjashtohet edhe mbështetja e PDK-së, por kjo do të varet edhe nga pajtimi i pushtetit qendror”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj.…