Kandidati i Nismës në Malishevë vazhdon punën për fitoren në këtë komunë

26 gusht 2021 | 11:38

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka takuar sot kandidatët për Asamble Komunale të kësaj partie për t’u koordinuar për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

“Për një takim pune, sot bashkë me Musliun, Fatimen, Bashkimin, Besen, Astritin, Jahirin, Amrushin, Burimin dhe Imerin, kandidatët tanë socialdemokratë për Asamble Komunale, të cilët janë duke bërë një angazhim të jashtëzakonshëm për fitoren e madhe të Nismës në Malishevë”.

“Pas 17 tetorit, bashkë me ta do të vazhdojmë të punojmë shumë në funksion të zhvillimit të lokaliteteve që përfaqësojnë këta kandidatë tanë, si; Banjë, Bellanicë, Senik, Tërpezë, Marali, Ngucat dhe Bardh”, ka shkruar Krastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetarit  Mustafa Nano ka mohuar raportimet e medieve se djali…