Kandidati i Nismës për kryetar të Gjakovës viziton Shoqatën e të Verbërve
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Gjakovës, Fazli Hoxha, së bashku me kandidatët për asamble të kësaj partie, ishte për vizitë te Shoqata e të Verbërve në Gjakovë, e cila ka rreth 400 anëtarë.
Hoxha ka treguar se në këtë takim diskutuan për pozitën socio-ekonomike të personave të verbër, për sfidat të cilat ata i hasin gjatë jetës së përditshme, si dhe problemet me të cilat po përballet Shoqata e të Verbërve në Gjakovë.
“Nisma Socialdemokrate në programin e saj qeverisës ka paraparë pika të veçanta që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të verbër. Angazhimi dhe zotimi im do të jetë në këtë drejtim, për kushte më të mira për personat e verbër dhe përkrahje më e madhe për Shoqatën e të Verbërve në Gjakovë”, ka theksuar Hoxha.