Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës premton përkujdesje më të madhe për veteranët e UÇK-së
27 shtator 2021
| 21:08
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Malishevë.
Kastrati bashkë me kryetarin e kësaj organizate, Metush Kryeziu, ka diskutuar për gjendjen e veteranëve në ketë situatë të vështirë pandemike dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
“Si kryetar i ardhshëm i Malishevës do të jap gjithë kontributin tim lidhur me ndryshimet e nevojshme ligjore që duhet t’i bëj qeveria qendrore, që ua mundëson të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së të drejtën për të punuar ne sektorin privat, si dhe për lejimin e përfitimit edhe të pensionit meritor për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës”, ka thënë Kastrati pas takimit.