Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës takon kandidatët për asamble të katër fshatrave
24 gusht 2021
| 10:37
Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati ka takuar sot kandidatët për Asamble Komunale, që përfaqësojnë fshatrat; Damanek, Panorc, Rud dhe Turjakë.
Kastrati përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” këtë takim e ka quajtur mjaftë pozitiv.
“Bashkë me socialdemokratët tanë të mirë, njëherit kandidatët për asamble, z. Ismet Krasniqi, znj. Rukije Bytyqi dhe z. Hasim Rudi diskutuam lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe për projektet e ardhshme që synojmë t’i jetësojmë pas 17 tetorit në këto fshatra”, ka shkruar Kastrati.