
Kandidati i Partisë Socialiste shpallet fitues në Vorë
06 mars 2022
| 22:24
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka nxjerr rezultatet për Bashkinë e Vorës, ku është shpallur fitues kandidati i Partisë Socialiste Blerim Shera.
Nga numërimi elektronik rezultoi se i dyti u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Lulzim Vrana me 2598 vota dhe në vendin e tretë kandidati i PD Ymer Marka me 687 vota.
Blerim Shera i PS 7530 vota ose 69.7%.
Lulzim Vrana i “Shtepise se Lirise” 2598 vota ose 24%.
Ymer Marka i PD 687 vota ose 6.3%.
290 kanë votuar për opsionin nuk zgjedh asnjë kandidat.