Kandidati i PDK-së, afaristi, Shahin Dervishaj, merr mbështetje nga profesorët dhe intelektualët e Istogut
Kandidati i PDK-së, afaristi, Shahin Dervishaj, ka marrë mbështetje nga profesorët dhe intelektualët e Istogut.
“Jam thellësisht i nderuar dhe mirënjohës për mbështetjen e plotë që mora nga profesorët dhe intelektualët e Istogut”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.
Ai ka theksuar se këta njerëz që me vite të tana kanë kontribouar për zhvillimin e këtij qyteti, sot e nderuan duke i dhënë përkrahje të jashtëzakonshme në këtë rrugëtim.
“Por një gjë ta dini, që kjo mbështetje nuk është vetëm një vlerësim për punën time si biznesmen dhe kandidat për deputet, por një përgjegjjësi e madhe që kam mbi supe për të ardhmen e këtij vendi. Ua kthefsha për të mirë, duke e shpërblyer mundin tuaj me fitore e pastaj me shumë punë”, ka shkruar Dervishaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit në listën e PDK-së mban numrin 77.