Kandidati i PDK-së për deputet bëhet baba

05 janar 2025 | 18:48

Arbëri dhe Erza, janë bërë prindër. Ata kanë sjellë në jetë Progonin. Kështu ka bërë të ditur këngëtarja e mirënjohur, gjyshja e Progonit, Shkurte Fejza-Behluli.

“Mirë se erdhe, Progon!”, ka shkruar Shkurte Fejza Behluli.

Kujtojmë që Arbër Behluli është kandidat për deputet nga radhët e PDK-së dhe garon me numrin 24 në listën zgjedhore, në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Njoftimi i plotë:

Progon Behluli

04.01.2025

Mirë se erdhe, Progon!

Me zemër plot gëzim ju njoftojmë se djali ynë, Arbëri dhe nusja jonë Erza, sollën në jetë nipin tonë, të cilin e emëruam Progon, sipas themeluesit të Principatës së parë të Arbërit.

Falenderojmë Zotin e Madh për këtë bekim dhe dhuratë të çmuar, bekim që ia urojmë çdo familjeje shqiptare.

Me dashuri dhe mirënjohje,

Familja Behluli

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arta Vokshi Nallbani, kandidatja me numrin 102 nga radhët e…