Kandidati i PDK-së për deputet, prof. dr. Sylejman Berisha, vazhdon aktivitetet dhe takimet me qytetarë

24 dhjetor 2024 | 16:21

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Sylejman Berisha, i cili do të garoj me numër 63 në listën zgjedhore të PDK-së, në zgjedhjet që do të mbahen me 9 shkurt 2025, ka vazhduar me takime të shumta nëpër lokalitete të ndryshme në komunën e Vitisë, Kaçanikut etj. Prof. Berisha së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Viti, Bekim Azizin dhe kandidatët tjerë për deputetë Taulant Haxhiun e Arbiana Xhemajlin i kanë njoftuar bashkëvendësit e tyre por dhe qytetarët tjerë me programin e PDK-së të përgatitur nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza. Prof. Dr. Sylejman Berisha, i cili është ligjërues në Fakultetin e Edukimit, departamenti; Master për mësimdhënie lëndore me specializim në Teknologjia me TIK, ka kërkuar që të votohet lista e Partisë Demokratike që të bëhet ndryshimi i madh në zgjedhtë e 9 shkurtit. Kandidati për deputet që mbanë numrin 63, ka marrë mbështetje unanime në fshatrat e Vitisë e Kaçanikut për kryeministër Bedri Hamzën dhe kandidatët tjerë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët…