Kandidati i PDK-së për deputet, Ragip Xhaka: Edhe Vitia i dha vulën programit për një Kosovë ma mirë

17 janar 2025 | 00:19

Kandidati i PDK-së për deputet, Ragip Xhaka, së bashku me Bedri Hamzën, kandidatin për Kryeministër dhe disa kandidatë për deputetë, vizituan sot qytetin e Vitisë.

Ai theksoi se si gjithë Kosova, edhe qytetarët e Vitisë dhanë mbështetje të fuqishme programit për një Kosovë ma mirë.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me Bedri Hamzën, kandidatin për Kryeministër dhe disa kandidat për deputetë, patëm nderin të vizitojmë qytetin e Vitisë. Takimet me qytetarët ishin një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi nevojat dhe shqetësimet e tyre, si dhe për të dëgjuar ide dhe propozime për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit. Si gjithë Kosova edhe Vitia i dha vulën programit për një Kosovë ma mirë.
#PDK131 #RagipXhaka34 #Xhaka34 #rxh34”, ka shkruar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditën e sotme, teksa kryeministri britanik Sir Keir Starmer kishte…