Kandidati i vetëm për asamble në Prishtinë nga fusha e menaxhimit të patundshmërisë
Gent Sejdiu në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale.
Ai në listën e PDK-së për zgjedhjet lokale në Prishtinë mban numrin 5.
Gent Sejdiu ka një përvojë të gjatë në fushën e zhvillimit biznesit dhe menaxhimit.
Nga viti 2008-2015 ka punuar për Raiffeisen Bank Kosovo si udhëheqës i segmentit të shitjes të kredive hipotekare dhe udhëheqës i shitjes të lizingut financiar për pronat e paluajtshme.
Në vitin 2015, ka themeluar kompaninë KRG-Kosova Realty Group L.L.C, e cila tani më është kompani lidere në Republikën e Kosovës në vlerësime të pronave dhe bizneseve, hulumtime të tregut të paluajtshmërisë, sigurime dhe çështje ligjore.
KRG ofron shërbime të vlerësimit për shumicën e institucioneve kryesore financiare si ProCredit Bank, Raiffeisen Bank Kosovë, TEB Bank, Is Bankasi, BKT-Banka Kombëtare Tregtare dhe Ziraat Bank dhe deri më tani ekipa e KRG ka përfunduar 7000 vlerësime të pronave.
Nga viti 2017, Gent Sejdiu është Sekretar i Bordit të Shoqatës të Vlerësueseve të Kosovës SHVK dhe anëtar i bashkëpunëtorëve të TEGoVA -Grupi Evropian i Shoqatave të Vlerësuesve.
Aktualisht është kryetar i Bordit të Drejtorëve të Instituti për Ekonomi të Tregut të lirë (IETL) dhe anëtar i Këshillit Drejtues të OEK-Odës Ekonomike të Kosovës. Nga viti 1991 deri në vitin 2006 ka jetuar dhe punuar në Londër, Mbretëria e Bashkuar.
Genti ka lindur më 5 maj 1972 në Prishtinë, Republika e Kosovës.
Ai ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët pse duhet votuar atë për Asamblenë Komunale në Prishtinë.
“Duke e ruajtur principin tim ambientalist ‘less paper’ këtu e keni fletushkën time elektronike, të disa zotimeve të mia që dua t’i përmbushi gjatë mandatit tim si asamblist i Prishtinës, nëse e kam përkrahjen e juaj! Ndryshimin e bëjmë bashkë”, ka thënë Gent Sejdiu në mesazhin e tij.
#ndryshiminebëjmbashkë
#prishtinanabashkon
Voto 5 #gentsejdiu
Voto 177
#uranismaili