Kandidati për asamble të Gjakovës: Rrugëtimin që e filluam me Memlin, po e vazhdojmë edhe sot
Kandidati për asamble komunale të Gjakovës nga radhët e PDK-së, Berat Hadri i cili në listën zgjedhore mbanë numrin 11, ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” një fotografi me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin. Kryetari Krasniqi dje ka vizituar degën e PDK-së në Gjakovë dhe është njoftuar me ecurinë e fushatës si dhe angazhimin e strukturave partiake.
Kandidati për asamble komunale të Gjakovës, Berat Hadri ka treguar se ka një rrugëtim të gjatë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.
“Rrugëtimin që e filluam bashkë me Memlin e shokë tjerë në vitin 2006, po vazhdon edhe sot dhe më fuqishëm, që nga atëherë në të gjitha proceset së bashku, pata nderin që të punojmë bashkë me Memlin edhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai si Ministër ndërsa unë si menaxher i personelit, Memli padyshim mbetet ministri më i suksesshëm deri më sot, sa që rezultatet e punës së tij po i vjelim edhe sot si shtet, sot jam i nderuar që, Memlin përveç shok, e kemi dhe lider drejt fitoreve të mëdha për PDK-në dhe Kosovën”, ka shkruar Hadri.
Ja statusi i tij i plotë:
Rrugëtimin që e filluam bashkë me Memlin e shokë tjerë në vitin 2006, po vazhdon edhe sot dhe më fuqishëm, që nga atëherë në të gjitha proceset së bashku, pata nderin që të punojmë bashkë me Memlin edhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ai si Ministër ndërsa unë si menaxher i personelit, Memli padyshim mbetet ministri më i suksesshëm deri më sot, sa që rezultatet e punës së tij po i vjelim edhe sot si shtet, sot jam i nderuar që, Memlin përveç shok, e kemi dhe lider drejt fitoreve të mëdha për PDK-në dhe Kosovën.