Kandidati për deputet, afaristi, Dervishaj, vazhdon takimet me qytetarët, kësaj here në Mitrovicë
Kandidati për deputet i PDK-së, biznesmeni, Shahin Dervishaj, sot ka filluar ditën në Restaurant Missini në Mitrovicë, ku është takuar me pronarin e këtij restauranti Lindrit Misini dhe shokun e klasës Shefqet Loshaj, i cili është një biznesmen shembull në Kosovë.
Shahin Dervishaj në listën e PDK-së mban numrin 77.
“Pashë nga afër përkushtimin dhe angazhimin e Lindritit, një biznesmen shembull, që ka ndërtuar një imperium gastronomik që është prezent thuajse në çdo qytet të Kosovës”.
“Lindritin e njoh mirë, është një humanitar i madh, një djalë me zemër të madhe, që nuk është kursyer asnjëherë për të kontribouar për komunitetin”.
“E tash mvjen mirë që restauranti i tij, Missini, është jo vetëm një restaurant fantastik, por një simbol i punës së palodhur dhe dedikimit për cilësinë dhe shërbimin.
“Është kënaqësi kur sheh se bizneset e tilla janë shembuj frymëzimi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe profesionalizmit në Kosovë”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.