Kandidati për deputet, afaristi, Shahin Dervishaj, viziton qendrën HANDIKOS

03 dhjetor 2024 | 19:16

Kandidati për deputet i PDK-së, afaristi nga diaspora, Shahin Dervishaj, në ditën botërore të personave me aftësi të kufizuara, ka vizituar qendrën HANDIKOS.

Ai përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se gjatë këtij takimi është ka ndje një përmbushje shpirtërore të veçantë.

Dervishaj ka theksuar se nga viti i ardhshëm do të jetë donator për ta ndihmuar HANDIKOS-in.

“Së bashku me drejtorin e qendrës, z. Afrim Maliqin biseduam për sfidat e përditshme, madje më prekën fjalët e tij kur më tha ‘Jena lodh tu ballafaqu me të njëjtat sfida’. U premtova që tash e tutje do jem një krahë i djathtë i tyre, që nga viti 2025 do jem donator dhe së bashku besoj që do i zgjidhim shumë probleme. Faleminderit HANDIKOS për mikpritjen dhe për mësimin që çdo sfidë mund të tejkalohet me dashuri dhe përkrahje”, ka shkruar Dervishaj.

May be an image of 4 people and people studying

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se…