Kandidati për deputet, Ahmetaj: Ardian Gjini dhe kryetarët e tjerë që vijnë nga AAK-ja kanë bërë suksese të mëdha

27 nëntor 2024 | 09:35

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka marrë dje pjesë në tubimin e kësaj partie në Gjakovë, ku u bë prezantimi i kandidatëve për deputet nga kjo komunë.

Ahmetaj ka shkruar në Facebook për këtë aktivitet partiak.

“Ishim në përkrahje të Ardian Gjinit kryetarit më të mirë në Kosovë, i cili e ka bërë Gjakovën një Zvicer të dytë. Ardian Gjinin por edhe të gjithë kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e AAK-së janë bërë model i udhëheqjes dhe sukseseve të mëdha”, ka shkruar Ahmetaj.

Postimi i plotë i Ahmetaj 

Dje ishim në Gjakovën heroike, në përkrahje të Ardian Gjinit, Pal Lekajt, Lahi Brahimajt, Burbuqe Bakija-Deva, Teuta Haxhiut, Adea Rokës dhe Artan Nimanit, kandidatëve për deputet të ardhshëm, të cilët kanë vizion, kanë projekte dhe ide brilante për zhvillimin e Gjakovës dhe të Kosovës. Ishim në përkrahje të Ardian Gjinit kryetarit më të mirë në Kosovë, i cili e ka bërë Gjakovën një Zvicer të dytë. Ardian Gjinin por edhe të gjithë kryetarët e komunave që vinë nga radhët e AAK-së janë bërë model i udhëheqjes dhe sukseseve të mëdha, janë model se si duhet të jetë një kryetar i Komunës. Kryetari i AAK-së z.Haradinaj, Kryeministri i ardhshëm i Kosovës tha sot se: Kandidatët për deputet të ardhshëm prezentuan planin për Kosovën Fituese, Zonen Ekonomike Amerikane, projekte këto që premtojnë mijëra vende pune, por që nuk u lejuan të realizohen nga qeverisja aktuale, e cila me mashtrime erdhi në pushtet. Por edhe përkundër pengesave dhe neglizhencës së qeverisë aktuale Kryetari Ardian Gjini dhe kolegët e tij e bënë Gjakovën vend që nuk dallon nga qytetet më të mira të Evropës. Kjo ndodhi sepse Ardian Gjini me stafin e tij të bashkpunëtorve e dinë rrugën drejt suksesit. Fitorja është në anën e Ardian Gjinit dhe deputetve tjerë në ardhje. Urime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të aktiviteteve ditore të Fushatës Globale “16 Ditët…