Kandidati për deputet, Ahmetaj: Ditën e Alfabetit do ta kujtojmë deri në përjetësi

22 nëntor 2024 | 23:01

 

 

Sot më 22 nëntor 1908 është mbajtë Kongresi i Manastirit për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe, në qytetin e Manastirit.

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka shkruar në Facebook se dikur ishte njëra prej qendrave më të mëdha të shqiptarisë që tash ka mbetë pothuajse pa shqiptar, nga presionet, përndjekjet dhe dëbimet e pansllavizmit.

“Kongresi i Manastirit pos që e bëri unifikimin e gjuhës shqipe, e bëri edhe unifikimin e popullit shqiptar. Aty ishin mbledhur personalitetet më të njohura shqiptare të kohës nga të gjitha trevat e Shqipërisë si dhe nga diaspora shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë e vende të tjera. Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në diasporën shqiptare, e ku ka shqiptar. Dita e Alfabetit është dita e dritës për shqiptar, dita më e madhe që do ta kujtojmë deri në përjetësi”, ka shkruar Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’…