Kandidati për deputet, Ahmetaj, kërkon mobilizim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka mbajtur një takim me miq, kushërinj dhe vëllazëni, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai ka shkruar në “Facebook” se ka shprehur respektin dhe falënderimin për ta, për mbështetjen që po më japin në garën për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ahmetaj ka theksuar se takimet e tilla të japin forcë më të madhe për të rritur angazhimin për një mirëqenie më të mirë për qytetarët.
Ai ka ftuar ata që në këto zgjedhje t’i japin përkrahje të fuqishme AAK-së me partnerët e saj, që Kosovën ta rikthejmë kah e mbara dhe ta bëjmë fituese.
Postimi i plotë i Ahmetajt:
Me fillimin e vitit të ri, 2025, mbajta një takim me miq, kushërinj dhe vëllazëni.
Shpreha respektin dhe falënderimin e tyre për mbështetjen që po më japin në garën për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vlerësuar angazhimin e të gjithëve në shërbim të atdheut dhe për përkushtimin e tyre të pandalshëm për një Kosovë më të sigurt dhe më të fortë. Ndejat e tilla të japin forcë më të madhe për të rritur angazhimin për një mirëqenie më të mirë për qytetarët e vendit tim. Diskutuam për tema të ndryshme, duke u pajtuar njëzëri se duhet kujdes i shtuar që në këto zgjedhje t’i japim përkrahje të fuqishme AAK-së me partnerët e saj, që Kosovën ta rikthejmë kah e mbara dhe ta bëjmë fituese.