Kandidati për deputet, Ahmetaj: Lideri ynë Haradinaj është forca jonë e fitores në zgjedhjet e radhës
Kandidati për deputet, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, ka zhvilluar një takim dje me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj,
Ahmetaj pas këtij takimi, tha se Haradinaj është forca jonë e fitores në zgjedhjet e radhës.
“Ne jemi të sigurt për ta krijuar një të ardhme të sigurt pa Albin Kurtin në qeveri. Fitorja është në anën tonë”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka mbajtur mbledhje të Kryesisë së Aleancës, ku foli për orientimet programore dhe agjendën e parafushatës.
Kryetari Haradinaj gjithashtu njoftoi edhe për vizitën e tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gjatë qëndrimit tim në SHBA, theksi kryesor u vendos në kërkesën për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO.
Në këtë mbledhje të Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u miratua rregullorja e brendshme financiare e AAK-së.