Kandidati për deputet, Ahmetaj: Me Ramushin kryeministër veprat tona do të jenë gjigante
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) bashkë me partnerët e saj të koalicionit, Nismën Socialdemokrate, Konservatorët, Forumin Intelektual E-30, dhe Listën Ideal, hapën sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka falënderuar kryetarët e degëve të AAK-së dhe aktivistët për punën e përkushtuar dhe organizimin shembullor të këtij tubimi.
“Kosova fituese, do të jetë me Ramush Haradinaj kryeministër. Në të gjitha kohërat kemi bërë punë dhe vepra të mëdha, me Ramushin kryeministër veprat tona do të jenë gjigante. Votoni 137 për Kosovën Fituese me kryeministër Ramush Haradinaj, votoni 109 Ramush Ahmetaj!”, ka shkruar në “Facebook” afaristi Ahmetaj.