Kandidati për deputet, Ahmetaj, merr pjesë në varrimin e nënës së dy heronjëve Mujë dhe Ali Krasniqi
Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në varrimin e nënës së dy heronjëve të kombit, Mujë dhe Ali Krasniqit.
Ai ka theksuar se kjo nënë heroinë ishte shembull i qëndresës, ishte inspirim i luftëtarëve dhe ishte shembull i sakrificës për atdhe.
“Me dhembje të thellë, sot i dham lamtumirën e fundit, në varrezat e fshatit Çabiq, nënës së dy Heronjve të Kombit, Mujë dhe Ali Krasniqit, Shehide Selimi-Krasniqi. Kjo nënë Heroinë ishte shembull i qëndresës, ishte inspirim i luftëtarëve, ishte shembull i sakrificës për atdhe. Nëna që lindi dhe rriti dy heronj të kombit Mujë e Ali Krasniqi, dy luftëtar themelues të UÇK-së, kurse Muja me shkokë ishin të parët që e bënë legalizimin e UÇK-së në varrimin e mësuesit Halit Geci. Shehide Selimi-Krasniqi është nëna me histori të madhe dhe të pavdekshme. Kujtimi i saj dhe i bijve të saj do të mbetet i përjetshëm në zemrat tona. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Lavdi”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.