Kandidati për deputet, Ahmetaj: Mujë Krasniqi ka qenë një nga komandantët më të shquar të UÇK-së
Kandidati për deputet, Ahmetaj: Mujë Krasniqi ka qenë një nga komandantët më të shquar të UÇK-s
Kandidati për deputet i AAK-së, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka përkujtuar Mujë Krasniqin – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, që ranë dëshmorë më 14 dhjetor 1998.
“Mujë Krasniqi ka qenë ndër celulat e para të UÇK-së dhe një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte njëri prej drejtuesëve të celulave të para të UÇK-së dhe një nga komandantët më të shquar të kësaj ushtrie me nam e lavdi të madhe”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Sot e kujtojmë rënien heroike të komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi–Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, që ranë dëshmorë më 14 dhjetor 1998 të ngarkuar me armatime duke kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar në zonën e Pashtrikut për të hyrë në Kosovë. Mujë Krasniqi ka qenë ndër celulat e para të UÇK-së dhe një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte njëri prej drejtuesëve të celulave të para të UÇK-së dhe një nga komandantët më të shquar të kësaj ushtrie me nam e lavdi të madhe. Në këtë përvjetor të lavdisë e kujtojmë me pietet të lartë jetën dhe veprën e komandant “Kapuçit”, por e shënojmë edhe përvjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës. Komandant “Kapuçi” ishte miku dhe bashkluftëtari i orëve të para të Komandantit tonë Ramush Haradinaj. Rënja e Mujës me shokë e goditi rëndë UÇK-në, por edhe u bë shkas për tu hakmarrë fuqishëm mbi armiq. Rënja e Mujës me bashkëluftëtarë, i tregoj botës se nuk do të ketë më kufi mes shqiptarëve. Këtë e kishte thënë edhe Muja vetë, se Kosova çlirohet vetëm me grykën e pushkës dhe rruga e vetme e jona është shembja e kufijve dhe bashkimi i shqiptarëve në një shtet të fuqishëm.
Muja dhe të gjithë dëshmorët e Kombit janë më meritorët për lirinë të cilën sot e gëzojmë.
Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!