Kandidati për deputet, Ahmetaj, ndjek nga afër turnirin në futboll kushtuar heroit Adrian Krasniqi
19 tetor 2024
| 19:46
Për nder të 27-vjetorit të rënies së heroit Adrian Krasniqi sot është mbajtur Turniri Memorial në futboll të vogël.
I pranishëm për të parë nga afër këtë turnir ishte edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj së bashku me bashkëpartiakë.
Ahmetaj ka shkruar në “Facebook” se gjithmonë do ta kujtojnë me pijetet të lartë Adrian Krasniqin.
“Vepra e Adrianit është vepër që do të jetoj e të kujtohet gjerë sa të ka shqiptar në këtë glob. Lavdi!”, ka shkruar Ahmetaj.
Turniri u mbajt në Qendrën Sportive “Arlindi” në Nepole të Pejës në prani të qindra spektatorëve.