Kandidati për deputet, Ahmetaj: Ndryshimi i madh po vjen, të bashkuar drejt fitores
05 dhjetor 2024
| 21:29
Kandidati për deputet nga AAK-ja, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, ka postuar në “Facebook” një video të tubimit të kësaj partie që është mbajtur para disa ditësh në Deçan.
Ai ka thënë se ndryshimi i madh po vjen. “Rruga jonë është e pandalshme”, ka thënë Ahmetaj në fjalimin që kishte mbajtur para anëtarëve të AAK-së.
“Ne garojmë për të bërë sa më shumë punë për të ardhmen e sigurt të popullit tonë, kundër atyre që duan ta mbajnë peng Kosovën për interesa të Beogradit”, ka shkruar Ahmetaj mbi këtë video.