Kandidati për deputet, Ahmetaj: Në këtë kohë të errët, Kosova ka nevojë për Haradinajn
11 dhjetor 2024
| 13:40
Kandidati për deputet nga AAK-ja, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, ka shkruar në “Facebook” se në këtë kohë të errët, Kosova ka nevojë për liderin Ramush Haradinaj.
“Burimi ynë që i ka dhënë formë përpjekjes tonë kombëtare për ta bërë bashkimin e mendjes e zemrës në luftë për liri është komandanti ynë, garantuesi i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, lideri i AAK-së z. Ramush Haradinaj. Në këtë kohë të errët Kosova ka nevojë për Ramush Haradinaj. Për hir të Kosovës votoni AAK-në, votojeni njeriun e duhur z. Ramush Haradinaj”, ka shkruar Ahmetaj.