Kandidati për deputet, Ahmetaj, shkon për ngushëllime te familja e kampionit Robin Krasniqi
12 tetor 2024
| 15:16
Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Ramush Ahmetaj, bashkë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj dhe bashkëpartiakë, kanë shkuar sot për ngushëllime te familja Tahirsylaj në Isniq dhe ajo Krasniqi në Junik.
“Sot bashkë me liderin Ramush Haradinaj dhe bashkëpartiakë, ishim për ngushëllime në Isniq dhe Junik. Te familja Tahirsylaj, që i dhanë lamtumirën Shaqë Tahirsylajt, vëllait të Dr. Arif Tahirsylaj dhe te familja Krasniqi në Junik, që përcollën Tafë Krasniqin, babain e kampionit tonë Haxhi Krasniqi. Ngushëllime të dy familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre!”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.