Kandidati për deputet, Ahmetaj, viziton dy qendrat kryesore të shqiptarisë, Prekazin dhe Gllogjanin
Në kuadër të Festave të Nëntorit, kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, së bashku me liderin e partisë dhe bashkëpartiakë, kanë vizituar dy qendrat kryesore të shqiptarisë, Prekazin dhe Gllogjanin.
“Bëm homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, dhe në Gllogjanin legjendar ku forcat serbe pësuan humbje të mëdha në të gjitha betejat që i zhvilluan me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”
Ai ka theksuar se ndihet krenar për jetë e mot që festat e Nëntorit shqiptarët i festojnë së bashku dhe të lirë.
“Po ashtu shprehi respektin për ata që dhanë gjithçka që patën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë do t’i kujtojmë me pijetet të larë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovën e lirë dhe sovrane. Urime festa e 28 Nëntorit, festa e flamurit, dita e Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit Adem Jashari, dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Ahmetaj.