Kandidati për deputet, Ardian Kastrati, thotë se PDK-ja po merr përkrahje të madhe për zgjedhjet e 14 shkurtit

12 shkurt 2021 | 19:26

Kandidati për deputet i PDK-së, Ardian Kastrati, së bashku me kandidatët për deputetë Elmi Reçicën dhe Blerta Deliu-Kodra, kanë bashkëbiseduar me familjen Klinaku e cila ndër gjenerata i ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm lëvizjes kombëtare për çlirim të Kosovës.

“Kontributi i tyre i çmuar vazhdon edhe sot për proceset e shtetëndërtuese. Në këtë frymë është edhe përkrahja e madhe për PDK-në. Ju faleminderit shumë për mikëpritjen me zemër. Kjo përkrahje është motivim i madh për ne” , ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ardian Kastrati në listën e PDK-së mban numrin 32.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të…