Kandidati për deputet, Artan Nimani: I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

02 shkurt 2025 | 11:54

Kandidati për deputet i koalicionit AAK, Nisma, Konservatorët dhe Forumi Intelektual E30, Artan Nimani, ka ngushëlluar tri familjet nga Jabllanica e Gjakovës për humbjen e tre fëmijëve.

Nimani ka thënë se është i tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

“I tronditur nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës. Ngushëllime të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e fëmijëve të tyre. Kjo është një dhimbje e madhe për familjet, shkollën dhe gjithë komunitetin. U prehshin në paqe! Ramë Mehmeti, Ideal Rama, Veton Morina, do të mbeteni gjithmonë në zemrat tona!”, ka shkruar Artan Nimani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanicë të Gjakovës, ku…