Kandidati për deputet, Arton Demhasaj, takon bashkqytetarët dhe bashkatdhetarët nga Carrabregu e Pobërgja
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Arton Demhasaj, ka takuar sot bashkqytetarët dhe bashkatdhetarët nga Carrabregu e Pobërgja.
“Kafja e mengjesit me bashkqytetarë dhe bashkatdhetarë nga Carrabregu e Pobërgja! AAK AD 35”, ka shkruar Demhasaj.
Demhasaj në listën e AAK-së ka numrin 35.
Demhasaj dje ka takuar edhe qytetarë të komunës së Junikut.
“Një pritje e jashtëzakonshme nga bashkëatdhetarët Junikas në Oden e Junikut. Së bashku me Agron Kuçi dhe Burbuqe Bakija-Deva kandidatë për deputet nga AAK dhe kryetarin e deges së AAK-së në Junik Leonard Llolluni në pranin e tyre dhe së bashku me ta, ndamë vizionin tonë për një Kosovë që vlerëson dinjitetin e atyre që janë në shërbim të qytetarëve. Krenar për këta njerëz të mirë dhe punëtorë, të cilët janë një motivim për ta ushtruar me përgjegjësi besimin e tyre”, ka shkruar Demhasaj.