Kandidati për deputet, Arton Demhasaj thotë se AAK-ja ka plan konkret për arsimin
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arton Demhasaj, ka bërë me dije se takimet me qytetarët është shpesh herë është pyetur lidhur me planin e kësaj partie për arsimin.
Demhasaj ka thënë se AAK-ja ka plan konkret për arsimin, ku përfshihet edhe dinjiteti i mësimdhënësve.
“Në takimet me qytetarët, shpesh më pyesin se çfarë kemi në plan t’i ofrojmë arsimit. Dua t’iu përgjigjem publikisht. Së pari, një filozofi të arsimit, ku i arsimuari del në tregun e punës si njeri i kompletuar profesionalisht, i edukuar si qytetar sovran, dhe i cili është i aftë të flasë e veprojë siç e kërkojnë kushtet e botës bashkëkohore. Së dyti, një ngritje të dinjitetit të mësimdhënësve dhe profesorëve në të gjitha nivelet, që ata të mos kenë stres social, por të fokusohen në përmbushjen e kësaj filozofie. Së treti, një sferë të dijes dhe shkencës që nuk mbetet duke trajtuar deficite e as duke mbushur kritere formale, por që është e lidhur me ekonominë, në funksion të zhvillimit shoqëror dhe përmbushjes personale. A kemi plan për këtë? Natyrisht që po. A jemi gati? Më shumë se kurrë më parë”, ka shkruar Demhasaj në “Facebook”.