Kandidati për deputet, Dervishaj, takon afaristen e suksesshme Ymran Fusha
Kandidati për deputet i PDK-së, Shahin Dervishaj, ka takuar afaristen dhe asamblisten e PDK-së në Prizren, Ymran Fusha.
“Ymran Fusha, një afariste tejet e suksesshme, asambliste e PDK-së dhe një aktiviste e palodhur! Ishte kënaqësi të pimë kafe e të bisedojmë për projektet dhe mundësitë që do ua sjellim qytetarëve të Kosovës. Ndryshe, Ymran është pronare e qendrës më të madhe në rajon “Abi Çarshia”, ku është për tu admiruar puna e saj, pasi ka arritur ta shndërrojë këtë hapësirë në një simbol të suksesit dhe cilësisë, duke kontribuar në zhvillimin e biznesit lokal dhe rritjen e turizmit. Kosovës i duhen njerëz që besojnë se ky vend mundet ma mirë”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”.
Biznesmeni Shahin Dervishaj në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 77 në listën e PDK-së.